AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 13:59

Banorët majë çative me sytë nga qielli, evakuime me helikopter dhe gomone (fotot)

Forcat e Policisë së Shtetit, Zjarrfikësve dhe Ushtrisë janë në terren për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet në të gjithë vendin. Situata e reshjeve pritet të përmiresohet gjatë mbrëmjes së sotme në Qendër dhe Veri, por e pazakontë gjendja do të jetë në Jug të vendit ku janë përqendruar forcat për përballimin e situatës dhe evakuimin e njerëzve të rrezikuar.