AKTUALITET, 15 Gusht 2019, 09:03

Meta e nis mëngjesin me mesazh të koduar: Marrëveshje që s’duhet të përsëriten


Presidenti Ilir Meta e ka nisur ndryshe mëngjesin e sotëm. Nga ngjitja në Bjeshkën e Prevallës, Meta tashmë po lexon një libër.

Presidenti ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet se po lexon librin “Esat pashë Toptani: Njeriu, Lufta, Pushteti”, të Ilir Ikonomit.

“Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten,”- shkruan Meta krahas fotos.