TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një jaht me vela, me shtatë turistë italiane në bord është shpëtuar nga mbytja mbrëmjen e sotme.
Jahti “S/Y Cayman” me flamur italian ishte nisur nga Korfuzi për të shkuar në Kroaci, kur rrugës kishte mbetur pranë portit të Durrësit për shkak të motit të keq.
Menjëherë pas marrjes së sinjalit “SOS”, kapiteneria e Durrësit nisi në drejtim të jahtit mjetin rimorkiues “Joni”, i cili më pas e rimorkioi mjetin lundrues deri ne Portin e Durrësit.
Mësohet se të shtatë personat që ndodheshin në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut.
Pasditen e sotme gjiri i Durrësit u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erë të fortë dhe me shi duke e bërë lundrimin të vështirë.