TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga protesta që po zhvillohet në Shkodër, ish deputeti demokrat Bardh Spahia, në një prononcim për Syri TV, është shprehur se qyteti më i madh në veri të vendit nuk i nënshtrohet krimit.
Sipas tij, protesta e sotme nuk është vetëm ndaj Valdrin Pjetrit, por edhe ndaj kryeministrit Edi Rama që e quan kapobandë.
“Rama kërkon nënshtrimin e Shkodrës përmes trafikantëve të drogës, kur as baballarët e tij nuk e nënshtruan dot. Përveç një reagim ndaj Valdrin Pjetrit, është reagim ndaj kapobandës, Edi Rama, që po e kthen Shqipërinë në një narkoshtet. Protesta është ndaj Ramës si kreu i organizatës kriminale që drejton vendin. Shkodra nuk pajtohet me krimin e organizuar e as me ish komunistët e bijtë e tyre që drejtojnë vendin”, u shpreh Spahia.