AKTUALITET, 15 Gusht 2019, 08:50

Shqiptari tmerron spanjollët, ther me thikë dy persona në mes të Barcelonës

Shqiptari tmerron spanjollët, ther me thikë dy persona në mes


Një shqiptar ka shkaktuar panik në qytetin e Barcelonës teksa ka sulmuar me thikë dy persona. Mësohet se shqiptari është i moshës 30 vjeç dhe me fytyrë të mbuluar e i veshur krejtësisht me të zeza ka marrë thikën dhe ka qëlluar një tunizian dhe një tjetër nga Venezuela.

Të dy të plagosurit janë të pastrehë dhe flinin në rrethin e Nou Barris, në Barcelonë,

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i ka kryer sulmet në ditë të veçanta teksa të lënduarit flinin.

Sulmi i parë

Mbrëmjen e 23 korrikut shqiptari iu afrua një burri të pastrehë tunizian 42 vjeçar me thikë në dorë me të cilën e goditi në bark. I veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, shqiptari e goditi sërish tunizianin duke bërë që ky i fundit të ulërinte. Para se të mbërrinte policia, autori ishte larguar. Fatmirësisht i plagosuri arriti të mbijetonte.

Sulmi i dytë

Në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin maskim, 30-vjeçari nga Shqipëria u afrua mëngjesin e 9 gushtit tek një burrë nga Venezuela, 39 vjeçar, i cili flinte në rrugën afër qendrës strehimore.

Në këtë rast, agresori u përpoq ta qëllonte në pjesën e zemrës por nuk arriti qëllimin. I sulmuari u mbrojt dhe në ndihmë i erdhi edhe një dëshmitar që thirri policinë.

hqiptari u arratis duke e lënë venezuelianin me plagë në krahë dhe këmbë.

Dy të plagosurit kanë përfunduar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mënyra e maskimit të shqiptarit bëri që policia lokale ta identifikonte atë. 30-vjeçari u arrestua dhe do të dalë sot para drejtësisë.