TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një marsh-protestë kundër Valdrin Pjetrit, ndërsa u shprehën se nuk pranojnë zyrtarë të korruptuar në krye të bashkisë. Ata fillimisht janë tubuar tek prefektura e qytetit dhe më pas kanë nisur marshimi drejt rrugëve kryesore, ku nuk munguan as parullat me mbishkrime të ndryshme.
Drejtuesit e kësaj partie kanë menduar që protestën ta zhvillojnë pa mbajtur fjalime.
Siç duket edhe në videon e mëposhtme, protestuesit e Shkodrës mbajnë parulla me mbishkrime të ndryshme, ndërsa nuk kursejnë thirrjet “Rama Ik”.
Kujtojmë se PD-ja publikoi një ditë më parë dokumente të autoriteteve italiane, të cilat sipas saj, faktojnë se Valdrin Pjetri rezulton i dënuar për trafik droge.