AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 10:19

Meta apel institucioneve në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar: Të gjithë…

Meta apel institucioneve në Ditën Ndërkombëtare të

Presidenti Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, në një postim në Facebook, bën me dije se garanton mbështetje të plotë për këtë kategori në mënyrë që të kenë një integrim të plotë në shoqëri.

“I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t’i ndërtojnë”, shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të angazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t’i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to.