TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një lajm i hidhur vjen për artin shqiptar dhe të gjithë artdashësit.
Aktori i mirënjohur, Luan Qerimi, është ndarë sot nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Ai ka marrë pjesë në shumë role kinematografie, ndërsa Luan Qerimi lindi më 15 tetor të vitit 1929 në Lushnjë.
Fillimet e tij i përkasin lëvizjes amatore ashtu si shumica e artistëve tanë. Para se të vinte në Teatrin Kombëtar në dhjetor të 1954-s, Luan Qerimi ka një kontribut në Teatrin e Ushtrisë, aty ku ra në sy talenti i tij. Në moshën 25- vjeçare, aktori i ri trokiste në dyert e Teatrit Popullor. Në listën e gjatë të roleve në Teatrin Kombëtar, Luani e nis me një rol episodik nga komedia “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit. Mbi 70 role në skenën e Teatrit Kombëtar, me mijëra shfaqje për mëse 35 vjet në skenë, Luan Qermi e gjithë brezi i tij mbajnë mbi shpatullat e tyre një histori të tërë, që meriton veç mirënjohje. Padyshim në këtë mori personazhesh, Luani mbahet mend për kryerole të tillë në pjesët “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj.
Interpretoi edhe në filmin artistik. Qe nga viti 1989 mban titullin “Artist i merituar”.
Filmat në të cilët ka marrë pjesë:
1998 — Qëndresa
1992 — Vdekja e kalit
1990 — Shpella e piratëve
1987 — Telefoni i një mëngjesi
1987 — Eja
1984 — Koha nuk pret
1983 — Gracka
1983 — Zambakët e Bardhë
1982 — Besa e kuqe
1982 — Nëntori i dytë
1977 — Shembja e idhujve
1976 — Fijet që priten
1965 — Vitet e para
1964 — Toka jonë
1961 — Debatik