AKTUALITET, 2 Dhjetor 2018, 21:37

Triumf për Barçën, goli i radhës për Pike dhe debutimi fantastik i Alenas

Triumf për Barçën, goli i radhës për Pike dhe

Barcelona ka marrë një tjetër fitore në La Liga, pasi ka mposhtur skuadrën e Vilarealit me rezultatin e pastër 2-0. Katalanasit bënë detyrën kundër “nëndetëses së verdhë” dhe nuk e vunë për asnjë moment në diskutim takimin.

Pike shënoi golin e parë të kësaj sfide, në minutën e 36’ të takimit. Pasi mori një pasim perfekt nga Osmane Dembele, mbrojtësi spanjoll shtyn topin drejt rrjetës, duke shënuar golin e dytë radhazi në kampionat.

Në minutën e 70’, trajneri Valverde vendosi të aktivizojë në fushën e lojës talentin 20-vjeçar, Karlos Alena. Spanjolli është prej kohësh në ekipin e parë të katalanasve, por një dëmtim i gjatë i ndërpreu vrullin.

Por talenti i tij është shumë i madh për të mos u parë nga Valverde, i cili i besoi në 20 minutat e fundit të takimit. Dhe Alena nuk zhgënjeu, duke shënuar golin e dytë në minutën e 87’ dhe duke i dhënë fitoren katalanasve, që ruajnë kreun e La Ligas.