AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 09:21

Digjet autobusi në Gjermani, në mesin e pasagjerëve 2 shqiptarë

Digjet autobusi në Gjermani, në mesin e pasagjerëve 2

Një autobus është përfshirë nga flakët në Gjermani. Mësohet se në momentin e zjarrit, autobusi ishte i mbushur me pasagjerë, mes të cilëve kishte edhe dy shqiptarë.

Ata e kanë cilësuar një rrezik të madh, të cilit i kanë shpëtuar për fat të mirë.

Përfshirja e autobusit nga zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një problemi të motorit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit ‘Bad Camberg’, vend ky në rrethinë të Limburg-Weilburg në Hessen të shtetit gjerman./ Indeksonline