AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 09:59

Foto prekëse, qeni i Xhorxh H.W. Bush nuk largohet nga arkivoli

Gjatë ceremonisë mortore për George H. W. Bush, qeni i tij ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi qëndronte gjatë gjithë kohës pranë arkivolit të ish-presidentit të SHBA.

Sully, një qen labrador, shoqëronte ish-presidentin.

Qeni është fotografuar shtrirë pranë arkivolit të George H.W.Bush, ndërkohë që zëdhënësi i Bush ka bërë me dije se ai do të jetë pjesë e fluturimit për ceremoninë e fundit në Hjuston të Teksasit. TPZ.AL