AKTUALITET, 25 Gusht 2020, 14:17

Dje fshiu djersët, sot e hoqi fare: Rektori i “Mjekësisë”, s’i ka fare mirë raportet me maskën


Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata u filmua duke fshirë djersët me maskë mbrëmë teksa ishin tek Presidenti Meta duke marrë mjaft kritika në rrjetet sociale dhe mediat online.

Mirëpo, duket se Gjata nuk e ka fare mirë raportin me maskën edhe pse mjekët këshillojnë vazhdimisht që ajo të mbahet, sidomos në ambiente të mbyllura.

Gjatë ditës së sotme, në faqen e Universitetit të Mjekësisë është publikuar një fotografi ku duket Gjata, i cili bashkë me pjesën tjetër të stafit urojnë për emërimin dekanin Xheladin Draçini për detyrën e re.

Edhe pse janë në ambient te mbyllur, Gjata dhe të tjerët nuk e kanë parë të arsyeshme të vendosin maskën. /Abc News