AKTUALITET, 17 Prill 2020, 11:30

Zgjerohet harta/Shtohet edhe Laçi, Shkodra vatër “e nxehtë” e infektimit nga koronavirusi

Zgjerohet harta/Shtohet edhe Laçi, Shkodra vatër “e


Gjatë 24 orëve të fundit ISHP ka konstatuar 21 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 539 numrin total të të prekurve. Gjatë 24 orëve të fundit në hartën e koronavirusit është futur edhe Laçi me 2 raste. Shkodra konsiderohet si vatra më problematike për koronavirusin sot në Shqipëri krahas Tiranës. Rastet në qytetin veri-perëndimor janë rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit. Shkodra tani numëron 94 raste, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe Kruja duke shkuar në 11 raste.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit:

-11 raste Shkodër

-4 raste në Tiranë

-4 raste Krujë

-2 raste Laçi

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 245 raste

– Shkodër 94 raste

– Durrës 42 raste

– Fier 35 raste

– Korçë 19 raste

– Elbasan 16 raste

– Lezhë 14 raste

– Has 13 raste

– Krujë 11 raste

– Kavajë 9 raste

– Kukës 9 raste

– Lushnjë 6 raste

– Vlorë 5 raste

– Pukë 5 raste

– Rrogozhinë 4 raste

-Tropojë 4 raste

– Mirditë 3 raste

– Berat 2 raste

– Kurbin 2 raste

-Mallakastër 1 rast