AKTUALITET, 17 Prill 2020, 12:52

Ndihma për Shqipërinë, Basha flet për takimin me ministrin hungarez: Çfarë i kërkova


Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje dhe falenderim sot për ndihmën që Hungaria i dha vendit tonë në këtë situatë të vështirë.

Hungaria dhuroi 100 mijë maska dhe pesë mijë kostume mbrojtëse mjekësore, që do të ndihmojnë për të luftuar koronavirusin.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se e ka falënderuar personalisht ministrin hungarez, Szijjártó, si dhe i ka kërkuar të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë, e cila po përballet me një krizë të madhe.

Postimi i Bashës:

Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në rradhët e stafeve mjekësore.

E falenderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë.

Nuk jemi vetëm