AKTUALITET, 17 Prill 2020, 11:28

Rritet numri i të shëruarve: Sa e fituan betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Shqipëri

Rritet numri i të shëruarve: Sa e fituan betejën me koronavirusin


Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 21 raste të reja, duke çuar në 539 numrin e të prekurve në total nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmi i mirë është pasi gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico u shpreh se siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë 245 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste

– Fier 35 raste

– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 94 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 13 raste

– Krujë 11 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 9 rast

-Mallakastër 1 rast

– Kurbin 2 raste