AKTUALITET, 16 Dhjetor 2017, 09:50

Mëngjesi nis me furtunë, çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

Mëngjesi nis me furtunë, çfarë parashikojnë

Fundjava pritet të jetë më shi dhe dëborë pothuajse në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb dita e sotme pritet të karakterizohet më shi me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore, por nuk do ketë përmbytje. Gjithashtu edhe e diela parashikohet të ketë një mot me vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore në veri-qendër. Ndërkohë sa i përket fillim javës parashikohet mot i kthjellët dhe i ftohtë.

E SHTUNE: Kryesisht e vranët me shira në gjithë vendin. Pjesa e parë e ditës do të ketë shira me intensitet mesatar në Veri – Qendër ndërsa gjatë pasdites pakësohen shirat në Veri – Qendër por shtohen në zonat Jugore. Mbrëmja dhe gjatë natës do të ketë reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore. Temperaturat rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumim 15 – 16°C.

E DIEL: Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në Veri – Qendër. Jugu mbetet kryesisht pa reshje deri pas mesditës kur reshje të pakta lokalizohen në zonat Jugore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon gradualisht në kushtet e motit të kthjellët. Gjatë natës pritet mot kryesisht i kthjellët në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat rënie të ndjeshme në mëngjes e mesditë duke luhatur ekstremumet termike të ditës nga -2 në 13°C.

E HENE: dhe në vijim parashikohet mot i kthjellët por i ftohtë