AKTUALITET, 24 Gusht 2019, 14:19

Luks me paratë e shqiptarëve, Gjonaj "kyç gojën" për skandalin, flet për burgjet dhe Nelson Mandelën

Luks me paratë e shqiptarëve, Gjonaj "kyç gojën"

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjendet në mes të një skandali, pas publikimit të faturave të hoteleve luksoze, ku ajo ka qëndruar në vende të ndryshme të Europës. Këto fatura tregojnë se ministrja ka shpenzuara shifra të çmendura, deri në 700 euro për një natë në hotele luksoze. Por, duke i krahasuar me biletat në faqen popullore booking.com, me të cilën prenotojnë miliona qytetarë, duket se shifrat që ka paguar Gjonaj, nga paratë e shqiptarëve, janë të fryra.

Por, ministrja ende nuk ka reaguar lidhur me skandalin. Ajo ka shpërndarë një status në rrjetet sociale, për burgjet dhe Nelson Mandelën. /TPZ.al/

Statusi i Gjonajt:

Sa here që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës: “Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”

Nisur edhe nga kjo, vëmendja jonë ndaj sistemit penitenciar vazhdon të zgjerojë më tej kapacitetet, pasi ndër të tjera për herë të parë po i jepet zgjidhje në mënyrë të posaçme trajtimit të personave me vendim gjykate “mjekim i detyruar”.