LIFESTYLE, 27 Qershor 2019, 10:12

E zhveshur në pishinë me Romeon, Jonida flet për herë të parë pas pamjeve intime: Jam e lumtur

E zhveshur në pishinë me Romeon, Jonida flet për herë


Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka folur për herë të parë pasi u publikua videoja ku shihej në momente intime me aktorin Romeo Veshaj.

E pyetur nga revista “Class” se si i komenton titujt e mediave rozë në lidhje me faktin që është futur një Romeo në jetën e saj, Jonida është shprehur se ndihet e qetë dhe e lumtur pa dashur të hyjë në detaje.

Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht,“- është shprehur këngëtarja.

Vetëm para pak ditësh bëri xhiron e të gjitha mediave një video ku Jonida Maliqi shihej në pishinë meaktorin Romeo Veshaj. Dyshja u panë të përqafuar teksa shkëmbenin edhe puthje.

Kujotjmë se Maliqi është divorcuar nga ish-partneri i saj Gent Prizreni më të cilin ka edhe një djalë.