LIFESTYLE, 27 Qershor 2019, 10:11

Harrojeni Kiarën Titon, Butrint Imeri dhe Ledri Vula qenkan ‘të fiksuar’ pas kësaj bruneje misterioze (FOTOT)


Kjo verë mund të themi se ka qenë një ndër ato që ka frymëzuar më së tepërmi artistët dhe kjo duket dhe nga projektet e vazhdueshme muzikore që ata po publikojnë.

E teksa shumëllojshmëria e këngëve dhe klipeve është e madhe, duket se për Ledrin dhe Butrintin diçka nuk ndryshoka dhe ky është fiksimi me Tula Abedinin.

Nëse mendonit se lajmi ishte paraqitja e Kiara Titos në klipin e Butrintit, apo lidhje a aluduar e Ledrit, në fakt ‘bujë’ duket se po bën kjo vajzë bukuroshe brune e cila paraqitet si në klipin e Butrintit po ashtu dhe në atë të Ledrit, në bashkëpunimin më të fundit me Lumi B.

Epo mesa duket, edhe pse në jetën relae shijet për vajzat Ledri dhe Butrinti i kanë kaq të ndryshme, kur vjen puna tek klipet, ata “pëlqejnë” të njëjtën vajzë, të paktën këtë kanë treguar klipet e tyre të fundit.