TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha ka treguar se si Gramoz Rexhepi e ka marrë në telefon nga burgu i Quitos, në vitin 2017. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se telefonata nga burgu, iu bë një natë pasi kishte përmendur në një emsiion faktin që grupet krimnale shqiptare, janë shumë të rrezikshme.
“Në vitin 2017 kemi qenë në një emision për kanabisin në Shqipëri. U thashë që të mos merreshin me kanabisin pasi grupet janë aq përpara saqë kur ta marrim vesh, ne do të mbledhim kufoma. Ishte data 15 shtator 2017. Ishte ditë epremte dhe thashë që ky emision nuk shihet e s’do ndihet. Me bie një person në telefon dhe kur më ra për herë të dytë e hapa. Isha në Vlorë. Ishte nje prefiks i panjohur.
Ishte Gramoz Rexhepi dhe më mori nga Quito në telefon. Me tha: Më ke përmendur në një emision. Ke bërë një shkrim në gazetë. I thashë nuk shkruaj më në gazetë. Dhe në atë moment mbylla telefonin. E kupton nga burgu me mori në telefon? Dhe kur u kap tek hotel Tirana, ai u trajtua si një student drejtësie. Ai e ka nisur si një vrasës me pagesë. Është rang krejt tjetër nga këta që jemi mësuar të shikojmë ne. ka vrarë me gjakftohtësi, Durim Kasmin dhe dy efektivë,”– tha Hoxha.
Gramoz Rexhepi është një nga personat e përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës. Ai është personi që porositi nga burgu në Ekuador pengmarrjen e Jak Prengës. Rexhepi ndodhet në burg në Ekuador që prej vitit 2014, aty ai njihet edhe me emrin Lulzim Murataj. Për autoritetet shqiptare por jo vetëm Rexhepi njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ai ka kryer një sërë veprash të rënda penale jo vetëm në shqipëri. Dritan Rexhepi, i njohur si “koka” i një rrjeti trafiku kokaine, në bazë të përgjimeve ka komunikuar më vëllain e Jan Prengës, Astrit Prengën i cili ndodhet në burg në Mbretërinë e Bashkuar.