AKTUALITET, 17 Shkurt 2019, 15:14

Më e madhja e kohëve të fundit, kapet në Vlorë gomonia e fuqishme

Më e madhja e kohëve të fundit, kapet në Vlorë gomonia

Një gomone e fuqishme është zbuluar nga policia pak pas mesditës së sotme në grykëderdhjen e Vjosës.

Gomonia me dy motorë të fuqishëm ishte fshehur në grykëderdhje. Sipas policisë, dyshohet se mjeti do përdorej për transport të lëndëve narkotike. (foto ilustruese)

Nisur nga disa precedentë të kësaj natyre, policia thotë se gomonia e kapur sot ishte më e madhja e kapur kohët e fundit. Ndërkohë policia po kryen hetime për të gjetur pronarët e mjetit ujor.