AKTUALITET, 17 Shkurt 2019, 14:43

E bujshme/ Lulzim Basha propozon djegien e mandatave parlamentare

E bujshme/ Lulzim Basha propozon djegien e mandatave parlamentare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka propozuar djegien e mandateve të deputetëve. Basha tha se e ka lexuar revoltën popullore të shfaqur në protesë dhe se ky është konkluzioni i vetëm ku mund të mbërrinte opozita, përballë qeverisë së Edi Ramës, e cila është zhytur në korrupsion, afera dhe blerjen e votave.

Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike, djegien e mandateve të deputetëve tanë!’, u shpreh Basha.

Me këtë vendim, duket se opozita po kryen aktin e fundit politik, për të përmbushur objektin e vendosur prej saj, qeverinë tranzitore dhe zgjedhjet  e parakohshme.

Ndërkohë LSI ende nuk ka reaguar konkretisht për mandatet, por kryetarja e partisë, Monika Kryemadhi, ka shkruar një status në rrjetet sociale.

"Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!", shkruan Kryemadhi.

/TPZ.AL/ 

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/02/17/basha-propozoi-djegien-e-mandateve-reagon-monika-kryemadhi/