TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona raportohen se kanë mbetur të vdekur, si pasoje e një atentati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Policia ka identifikuar viktimat. Si pasojë e këtij atentati ka mbetur i vdekur shtetasi, Orest Rexho dhe shtetasi, Arjan Hasani.
Ndërkohë që një person mësohet se ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën. Personi i plagosur është identifikuar si Armando Sulejmani.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij krimi.
Mësohet se personat që kanë qëlluar me armë kanë qenë në një makinë dhe janë larguar pas atentatit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se autorët e ngjarjes janë larguar duke djegur edhe automjetin në fshatin Sherisht.