TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Vlorës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur pas një atentati të bërë në lagjen “Ujë i Ftohtë”.
Policia ka bërë të ditur informacionet paraprake rreth kësaj ngjare, duke cilësuar se ka ndodhur në rrethana të paqarta.
Informacion paraprak
Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta.
Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje.
Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera.