AKTUALITET, 17 Shkurt 2019, 12:16

11 vjetori i Pavarësisë/ Kryemadhi: Urime Kosovë! Detyrë lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që sakrifikuan

11 vjetori i Pavarësisë/ Kryemadhi: Urime Kosovë! Detyrë

Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar një mesazh urimi në “Facebook”.

Kryemadhi shkruan se është detyrë e të gjithëve lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuuan për pavarësinë e Kosovës.

Kryemadhit thotë se e ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim.

Urime Kosovë ?? teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitetit.

Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën.

Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund.

E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë. Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!”, shkruan Kryemadhi.