TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas protestës së opozitës së bashkuar, deputeti demokrat Agron Shehaj dha intervistë për median italiane.
Në një prononcim për “Radio popolare” në Milano, Shehaj tha se protesta u mbështet nga qytetarët në masivitet aq sa detyroi kreun e qeverisë të bëjë anti-miting në Vlorë, njësoj si diktatori i Venezuelës Maduro.
Shehaj tha me tej se protestat do të vazhdojë deri në rrëzimin e sistemit të korruptuar që mbizotëron sot në Shqipëri.
“Ishte një protestë e thirrur nga qendra e djathtë në Shqipëri që u kthye ne protestë popullore kur korrupsionit gjigand që ka në vend. Një rast i fundit u faktua se si 30 milionë euro u vodhën me një skemë kompanie fantazmë ofshore e krijuar pak muaj më parë në shtetin amerikan të Delaware.
Se dy është faktuar se ne zgjedhjet e fundit janë përdorur banda kriminale nga pushteti për të blerë vota. Protesta ngjan me situatën në Venezuelë sepse kreu i qeverisë organizoi një antimiting në jug të vendit, në Vlorë për t’iu përgjigjur protestës popullore në kryeqytet.
Protestat do të vazhdojnë. E ardhshmja do të jetë ditë e enjte”, tha Shehaj.