TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër personat që protestuan kundër Edi Ramës dhe zgjedhjeve që ai kërkon të mbajë, kanë lënë qelitë.
Gjykata e Kukësit ka vendosur që të katër personat e ndaluar nga policia të rrinë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Tre prej të arrestuarve nga policia, ishin punonjës të Bashkisë së Kukësit, ndërsa i katërti qytetar.
Gjatë kohës që u larguan nga gjykata katër kuksianët u dëgjuan të thërrisnin “Rama ik, Rama ik”.
Katër personat ishin ndaluar pasi protestuan dhe larguan KZAZ-në numër 11 nga ambientet e palestrës së shkollës “Havni Nela” në qytetin e Kukësit.