AKTUALITET, 23 Qershor 2019, 13:14

FOTO/ Aksident tragjik në Greqi, vdes shqiptari, plagoset një tjetër


Një aksident tragjik i ka marrë jetën mëngjesit të sotëm një 40 vjeçari shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e Sarakina në Trikala.

Për shkak të shpejtësisë së lartë, makina e shqiptarit është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke u shkatërruar plotësisht.

“Makina është thyer në një grumbull hekurishtesh”, shkruajnë mediat greke si Tanea.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëses. Këta të fundit, nxorën nga mjeti një të plagosur, gjithashtu shqiptar 40 vjeçar.

I plagosuri është transportuar për në spitalin e Trikalas. Ndërsa i ndjeri është shoqëruar për në morg me ambulancë.