AKTUALITET, 23 Qershor 2019, 11:45

“Rama hyn në Përmet i maskuar!”- Tritan Shehu: Kryeministri në panik. Ju tregoj se si u fsheh


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama hyri në Përmet i fshehur mes militantëve të Partisë Socialiste.

Opozita zhvilloi një protestë në hyrje të qytetit.

Dhjetëra persona dolën në një nga akset nacionale në zonë. Protesta ishte përgjithësisht e qetë.

Postimi i plotë i Shehut:

Termet Peçi fsheh Ramën midis makinave të militantëve të Tepelenës për t’ju shmangur zemërimit të popullit të Përmetit.

Peçi për të tërhequr vëmendjen e popullit te Përmetit, që protestonin, tentoi qëllimisht të provokonte, ndërkaq Rama kaloi ilegalisht e i fshehur.

Sot Rama arriti në panik në Përmet me 90 minuta vonesë se sheshi ishte me karrige bosh, derisa u shfaqen militantet e PS nga Tepelena, Memaliaj, Këlcyra e jashtë qarku dhe ai i fshehur midis tyre, nën “garancinë” e Tërmetit.

Nje numer gjigand policesh e armesh ne makinat e tyre nuk mjaftuan per te siguruar Ramen aty.

Populli i Përmetit, me vlera te pa llogariteshme, sot fitoi perseri.