TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Rrethit të Kavajës do të marrë ditën e sotme vendimin për masën e sigurisë ndaj gjashtë të arrestuarve për dhunë në qendrat e KZAZ-ve.
Mes të arrestuarve janë edhe punonjës të Bashkisë Kavajë, një prej tyre është shtetasi me inicialet E.B., që punonte si shofer. Dy të tjerë janë punonjës të Ujësjellës – Kanalizimeve me inicialet F. R. dhe D. B., të dy banues në Kavajë.
Të arrestuarit dhe të proceduarit akuzohen për kundërshtim të forcave policore dhe për dëmtim të materialeve zgjedhore të mbetur në tentativë.
Katër ditë më parë në Kavajë, u zhvillua dy orë betejë mes Policisë dhe qytetarëve në KZAZ-në, ku u përdor gazi lotsjellës dhe gurët.
Qindra qytetarë tentuan që të hyjnë brenda KZAZ që ndodhej në shkollën “3 dëshmorët”. Policia ka përdorur dhe dhunën.