TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Kukësit do të japë sot masën e sigurisë për katër të arrestuarit për tensionet e shkaktuara gjatë zbrazjes së KZAZ-ve nga materialet zgjedhore.
Policia e Kukësit arrestoi katër persona në mesin e tyre edhe një inspektor të policisë bashkiake, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shkatërruan derën e palestrës dhe i vunë zjarrin në oborrin e saj.
Të arrestuarit janë: Ahmet Cahani 46 vjeç, shofer në Bashkinë e Kukësit, Ermal Haziri 42 vjeç, shofer në Bashkinë e Kukësit, Ersi Biçaku 26 vjeç, inspektor i policisë Bashkiake dhe Ervin Meshi, 35 vjeç, simpatizant i PD-së. Ndërsa janë shpallur në kërkim gjashtë pjesëmarrës të tjerë.
Ndërkohë që brenda pritet të jepet masa e sigurisë ndaj tyre, jashtë gjykatës janë mbledhur drejtues të PD-së, mbështetës të opozitës dhe familjarë të të arrestuare të cilët kërkojnë lirimin e tyre mes thirrjeve ‘Rama ik’.
