AKTUALITET, 23 Qershor 2019, 09:35

Kisha e Shkodrës sot meshë për politikanët: Mendoni për kombin


Kriza politike dhe mungesa e dialogut mes opozitës dhe maxhorancës, nuk është një çështje vetëm politike, por duket se ka prekur të gjithë shoqërinë.

Sot Kisha e Shkodrës në një deklaratë bën me dije se po e ndjek krizën me vëmendje të madhe.

Kështu, Arqipeshkvia metropolitane Shkodër, ka publikuar një mesazh të Angelo Masaffra ku thuhet se në këtë dioqezë ka patur lutje për paqe dhe drejtësi për vendin tonë.

Gjithashtu Kisha njofton se mesha e sotme do të jetë një meshë lutjeje për Shqipërinë dhe për politikanët e saj, me dëshirën që palët të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit duke i shërbyer kështu interesave kombëtare dhe për të frenuar njëherë e mirë vuajtjet e reja për popullin shqiptar.