TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përfundimit të takimit me me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi se, Rama miraton ligje antikushtetuese dhe antieuropiane, sepse do që të ketë AMA-n në kontroll. Sipas saj këto ligje duhet të grisen dhe të anulohen sepse janë antikushtetuese.
“Edi Rama do që të ketë AMA-n nën varësi. Qëndrimi i PD dhe i opozitës është që ligjet antishpifje duhet të grisen, sepse janë antikushtetuese dhe antieuropiane. Kjo është arsyeja pse këto dy ligje duhet të anulohen në mënyrë urgjente. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias”, tha Vokshi.