TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është mbyllur protesta e 63-të antiqeveritare e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarë nga kryeqyteti dhe zona të ndryshme të vendit u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.
Në përfundim të tubimit, protestuesit u larguan në mënyrë paqësore, ndërsa brohoritën në kor “Nesër më shumë”, duke përcjellë mesazhin se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.
Organizatorët përsëritën thirrjet për një pjesëmarrje sa më të gjerë në protestat e radhës, duke deklaruar se lëvizja do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Pjesëmarrësit u shprehën të vendosur se sheshi do të vijojë të mbetet i mbushur çdo ditë dhe se nuk do të pranohet asnjë kompromis, përveç largimit të kreut të qeverisë.
Protesta e sotme u shoqërua edhe me një pjesëmarrje të konsiderueshme të diasporës, e cila pritet të rikthehet sërish në javët në vijim për t’iu bashkuar tubimeve të ardhshme.