TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që ka nisur protesta e studentëve, dhe grumbullimet në fakultete, policë të shumtë kanë rrethuar kryeministrinë. Në fotot e mëposhtme shihet qartë prania e madhe e forcave të rendit në afërsi të piramidës.
Pavarësisht se protesta ishte lajmëruar të ishte masive, temperaturat e ulëta duken se kanë bërë punën e tyre. Studentët kanë premtuar surpriza për Ramën, po mbetet për t’u parë se çfarë kanë menduar dhe ideuar.
Bojkoti i mësimit është duke u zhvilluar dhe në Universitete të tjera të vendit në rrethe.
Protesta nisi me kyçjen e dyerve në të gjitha fakultetet e Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar dhe disa tensione me rojet private dhe me efektivët e policisë.
