TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka bërë një njoftim zyrtar për një operacion që ka ndërmarrë për parandalimin e kultivimit të kanabisit.
Gjatë këtij operacioni janë angazhuar 289 grupe kontrolli nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit e Migracionit. Në operacion morën pjesë 1.110 punonjës policie me 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.
Referuar njoftimit të Policisë, janë kryer gjithsej 4.922 kontrolle/rikontrolle, në 1795 sera e minisera, 1036 magazina, 883 ish-objekte ushtarake, 509 shtëpi të braktisura, 299 stane/stalla, 407 ambiente të hapura, 43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.
Vetëm pak kohë më parë gazetarë spanjoll dhe italianë, filmuan në vendin tonë disa plantacione me kanabis. Në fund të muajit Janar u publikua në Itali në kanalin Tv Nove dokumentari “Clandestino” i gazetarit investigativ spanjoll David Beriain mbi mafien shqiptare, i cili merrte intervista brenda plantacioneve të mëdha me kanabis të mbjellë këtë vit.