TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndalimi i kampionatit kombëtar të futbollit pas dhunës në ndeshjen Kamza-Laçi ka sjellë edhe reagimin e ish kryeministrit Sali Berisha.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, në narkoshtetin e kakistokracisë kampionati i futbollit bëhet i pamundur!
Sipas tij, kryeministri Rama e ka kthyer dhunën në një dukuri të zakonshme.
Postimi i Berishës:
Ne narkoshtetin e kakistokracise kampionati i futbollit behet i pamundur!
Miq, Edvin Kristaq Rama, kreu i meduzes me lidhjet e tij te ngushta me krimin dhe me sharjet prej gangsteri ka shnderuar dhunen ne dukuriu te zakonshme publike.
Ne kete kontekst, ne kete terren dhune zhvillimi i ndeshjeve te futbollit pas dhunes se eger e te perseritur ne stadiume kunder gjyqtareve dhe lojtareve ben te detyrueshme per here te pare ne historine e vendit nderprerjen e kampionatit te futbollit.
Me kete rast duke shprehur solidaritetin tim me gjyqtaret dhe lojtaret viktima te dhunes, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem te kreut te meduzes dhe organeve te narkoshtetit pergjegjese direkt per dhunen dhe pasigurine ekstreme qe shoqeron zhvilimin e kampionatit te futbollit ne Shqiperi. sb
Pas dhunës ndaj arbitrit Hamiti në sfidën e Superligës Kamza-Laçi, shoqata e arbitrave vendosi bojkotin e futbollit deri në një datë të pacaktuar.