TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka ekstraduar nga Danimarka të dyshuarin kryesor për vrasjen e Ferdinand Polisë.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Kristian Sulaj (Martini), i cili menjëherë pas atentatit u largua nga Shqipëria.
I kërkuari ndërkombëtar u zbulua falë disa pamjeve filmike të kamerave që administrohen nga Ministria e Mjedisit, të cilat zbardhën siluetën e tij.
Sulaj pasi qëllon mbi Polinë, djeg motorin dhe hipën në një automjet tip “Audi A4” dhe largohet duke humbur gjurmët.
Më pas ai telefonon Gilbert Tomën dhe i thotë vetëm: “…Takohemi bashkë të ikim në Vlorë…”.
Po kush ishte Nardi i Bujtinave dhe si u vra?
Ferdinand Polia, i njohur gjithashtu si Nardi i Bujtinave u vra më 20 mars të këtij viti me 20 plumba të lëshuara nga një automatik. Disa muaj para vrasjes, kur dëbora bllokoi Thethin, Polia ishte një nga banorët e Thethit që kërkonte publikisht investime për zonën.
Ngjarja ndodhi pikërisht në momentin kur viktima po udhëtonte me një punonjës të një servisi, i identifikuar si Xhovan Mirashi në mjetin tip fuoristradë. Dhe në momentin kur doli nga fshati, Polia u qëllua një person që ishte në motoçikletë.
Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, 35-vjeçari nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Vetëm disa ditë më pas Policia arriti që të kapte të dyshuarit për vrasjen, të cilët ishin:
Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç, vëllezër, të dy banues në lagjen “Skënderbeg” dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Sipas Policisë këta janë tre bashkëpunëtorët të të shpallurit në kërkim për vrasjen e biznesmenit në Shkodër, Ferdinand Polia.
Në dëshminë e tyre në Polici, vëllezërit Toma kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen dhe kanë hedhur poshtë çdo akuzë për bashkëpunim që është ngritur ndaj tyre.
(Kleandro Thoma)
Ndërsa Martini është shprehur se ai i ka dhënë automjetin e tij tip “Audi”, mëngjesin e ditës kur ndodhi ekzekutimi, 27-vjeçarit Sulaj.
(Gilbert Thoma)
20-vjeçari pretendonte gjithashtu se nuk kishte dijeni se personi të cilit i huazoi automjetin, kishte planifikuar krimin.
Nga ana tjetër edhe vëllai i Nardit, Pavlin Polia është shprehur se beson se autorët kanë ngatërruar person pasi sipas tij nuk kanë asnjë lloj konflikti me personat e arrestuar.
E shkuara e errët e Nard Polisë
Mediet italiane shkruanin në vitin 2010 për arrestimin e Ferdinard Polias, në atë kohë 24 vjeç si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 anëtarësh, ku ishin pjesë edhe dy shqiptarë të tjerë: Artan Gega dhe Elvis Guri.
Hetimet italiane zbuluan se grupi ku bënte pjesë Polia, ishte i përfshirë në trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në zonën e Trevisos.
Sipas “Venetouno” përfitimet nga ky aktivitet kriminal kapnin vlerën e 800 mijë eurove. Biznesmeni nga Shkodra u gjykua dhe u dënua nga Gjykata Italiane me 4 vite burg, por gjatë procesit gjyqësor autoritetet italiane zbuluan se Ferdinand Polia ishte i përfshirë në dy vjedhje të dhunshme të ndodhura në vitin 2008.
Në njërën prej tyre, Polia ka dalë i plagosur pasi është përleshur me tre marokenë që ishin pronarë të shtëpisë ku ishte futur për të vjedhur.
Pas mbylljes së ‘llogarive’ me drejtësinë italiane, Polia u rikthye në Shqipëri ku hapi bujtinën në Theth dhe u angazhua si administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit.