TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri.
Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i shtetit, i cili me një shënim në “Facebook” thotë se gjatë takimit me ambasadorin, Peter Japelj, ka diskutuar mbi marrëdhëniet e mira miqësore dhe rishikimi i mundësive për të rritur investimet mes dy shteteve.
“Pata kënaqësinë të pres Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri z.Peter Japelj, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Evidentuam mundësitë për të rritur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet dy vendeve.?????”-shkruan Meta, ndërsa publikon foto gjatë takimit me ambasadorin e ri slloven.