AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 15:16

Masakra në Resulaj, Vasili sulmon Ramën: I marri përqesh mortin!

Masakra në Resulaj, Vasili sulmon Ramën: I marri përqesh mortin!

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili iu është bashkuar reagimeve për masakrën që ndodhi dje në Resulaj, ku 8 pjesëtarë të një trungu familjar u vranë nga kushëriri i tyre.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili i është ‘sulur’ kryeministrit Edi Rama, ndërsa shkruan se ‘i marri përqesh mortin’. Vasili shton se “I marri ne krye te qeverise genjen me ca idiotesira shifrash punesimi te rreme edhe per dite zie”.

REAGIMI I VASILIT

I marri përqesh mortin!

Bashkia Selenice shpall me shume te drejte dite zie per tragjedine e humbjes se jetes te 8 qytetareve.

I marri ne krye te qeverise genjen me ca idiotesira shifrash punesimi te rreme edhe per dite zie.

Ky i marrë perqesh edhe mortin…..