TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata vendos nё favor tё DeWayne Johnson, tё sёmurit qё hodhi nё gjyq gjigandin amerikan tё agrikulturёs.
Monsanto pёsoi njё humbje tё rёndё pasi juria vendosi se kompania ishte shkaktare e kancerit tek DeWayne Johnson duke i dhёnё atij njё dёmshpёrblim prej 289 milionë dollarёsh.
46 vjecari, fitoi kёtё cёshtje tё rёndёsishme pasi u konstatua se pesticidi i pёrdorur nga Monsanto i shkaktoi atij kancer dhe se kompania nuk e lajmёroi nё asnjё moment pёr rreziqet. Juria vendosi se Monsanto veproi me “keqdashje dhe presion.”
Avokati i Johnson tha se Monsanto e ka “luftuar shkencёn” pёr muaj me rradhё dhe ka sulmuar akademikёt qё kanё folur pёr rreziqet e shumta nga pesticidet dhe herbicidet. Johnson bёhet kёshtu i pari qё con korporatёn agrokimike nё gjyq si shkaktare tё kancerit.
Johnson u shpreh nё San Fransico ku u mbajt dhe gjyqi, se verdikti i jurisё ёshtё mё i rёndёsishёm se cёshtja e tij. Ai shpreson se ky vendim do sjellё nё vёmёndjen e shumё njerёzve impaktin qё ka kjo kompani.
Zv. presidenti i Monsantos lёshoi njё deklaratё pas vendimit duke thёnё se “glifosate, pesticidi i pёrdorur, nuk shkakton kancer dhe se ne do tё apelojmё vendimin dhe do vazhdojmё tё mbrojmё kёtё produkt i cili ka njё histori 40 vjecare qё pёrdoret nё mёnyrё tё sigurtё dhe efektive nga gjithё fermerёt.”
Johnson ёshtё baba i tre fёmijёve dhe punonte si kopёshtar pёr njё shkollё nё periferi tё San Franciskos qё prej vititi 2012. Ai dёshmoi se pёr disa orё nё ditё ai pёrdorte pesticide dhe herbicide pёr tё kontrolluar rritjen e barishteve dhe bimeve tё tjera nё territorin e shkollёs.
Ai gjithashtu dёshmoi se Monsanto nuk duhet tё kishte lejuar pёrdorimin e produktit afёr fёmijёve duke thёnё se “ Unё nuk do e kisha pёrdorur kurrё kёtё produkt nё territorin e shkollёs ose afёr njerёzve nёse do e dija qё ishte i dёmshёm.”
/TPZ.AL/