TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër ngjarje e rëndë në vendin tonë. Raportohet se një vinç është përmbysur në rrugë e sipër në Pukë, ndërsa ka humbur jetën Fredi Fishta. I plagosur ka mbetur Gent Ndoci. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ‘Kthesa e gomsiqes’.
Aktualisht në vendin e ngjarjes janë forca të zjarrfikëses dhe policia, të cilat po tentojnë që të lëvizin mjetin dhe të nxjerrin prej aty viktimën. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vinçit i janë dëmtuar frenat, duke shkaktuar kështu tragjedinë.
Informacion Paraprak
Me datë 11.08.208 në orën 12:30, jemi njoftuar se në vendin e quajtur fshati Gomsiqe, Pukë një mjet tip kamion vinç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit A. F. 56 vjeç banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër.
Gjithashtu në mjet ka qënë edhe shtetasi G. N. 23 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/TPZ.AL/