AKTUALITET, 29 Tetor 2019, 23:19

Martinez-Lukaku bëjnë detyrën, Interi i pari në ditën e kthimit në fushë të Ndojit

Martinez-Lukaku bëjnë detyrën, Interi i pari në ditën e

Interi kthehet përsëri në kreun e renditjes të Serisë A, pas fitores 2-1 ndaj Breshias, në pritje të Juventusit që luan nesër ndeshjen e vet. Zikaltërit e kanë bërë këtë me një paraqitje të vuajtur përballë Breshias që lufton për mbijetesë, duke konfirmuar se nuk janë ende në maksimumin e tyre.

Për zikaltërit gjithçka filloi shumë mirë me golin e Lautaro Martinez i cili ishte me fat kur pa që gjuajtja e tij të devijohej nga një mbrojtës kundërshtar e të kalonte portierin duke përfunduar në rrjetë. Në pjesën e parë ndeshja ishte e barabartë, ndërsa në të dytën, Breshia dominoi në kërkim të golit të barazimit, por ishte përsëri Interi që gjeti rrjetën, këtë herë me Lukakun, i cili dërgoi sferën në portë me një gjuajte perfekte nga jashtë zonës.

Në minutat e fundit kishte vend në fushë edhe për Emanuele Ndojin, në kthimin e tij nga një dëmtim i gjatë, ashtu si edhe për një gol të Breshias me Skrinjiar që dërgoi sferën në rrjetën e Handanoviç. Kjo bëri që minutat e fundit të ishin më të ndezur, por zikaltërit rezistuan dhe ia dolën të merrnin tre pikët që i duheshin me suksesin 2-1 për të kapërcyer momentalisht Juventusin në vendin e parë në renditje e sidomos për të mos rrezikuar të dytin nga ndjekësit.