AKTUALITET, 29 Tetor 2019, 22:36

Po transportonin drogë me makinë, arrestohen tre shqiptarë në Kroaci

Po transportonin drogë me makinë, arrestohen tre shqiptarë

Policia kroate ka arrestuar tre shqiptarë të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.

Ndalimi i shqiptarëve u bë në hyrje të pikës së kalimit kufitare në Karasovici.

Dyshimet e policisë u përforëcuan pas kontrolleve të kryera ndaj një automjeti të drejtuar nga një 56 vjeçar shqiptar.

Ku brenda mjetit ndodheshin edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht 44 dhe 36 vjeç

Policët e Stacionit të Policisë Kufitare Gruda, në bashkëpunim me doganierët, gjetën 39,485 kg marihuanë.