AKTUALITET, 29 Tetor 2019, 20:54

Policia serbe plagos rëndë një shqiptar

Policia serbe plagos rëndë një shqiptar

Policia serbe ka plagosur rëndë sot një shqiptar në Medvegjë.

Lajmin e ka konfimuar këshilltari Komunal i Medvegjës, Florim Sahiti.

Personi i plagosur rëndë është Milazim Murati nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës.

Sipas portalit Luginalajm, Murati 34 vjeç është plagosur në malin që ndan Kosovën me Serbinë, ku ishte punësuar si roje mali, ndërsa nuk saktësohet nëse ishte i punësuar në institucionet e Kosovës, apo ato të Serbisë.

“Po, para dy-tre orëve, është plagosur rëndë Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës. Sipas informatave që i kemi, ai është duke u transportuar nga spitali i Gjilanit drejt QKU-së në Prishtinë, pasi që ka marrë plagë teje të rënda” -ka theksuar Florim Sahiti, këshilltar nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë.

Florim Sahiti, ka sqaruar se plagosja e Milazim Muratit ka ndodhur nga policia lokale dhe jo nga ajo e njësitit të xhandarmerisë.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë njoftim nga Policia serbe, lidhur me rastin.