TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur rezerva sa i përket idesë së Mini-Shengenit Ballkanik. Kreu i shtetit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha në emisionin “Përballë” në RTSH se një alternativë mund të jetë rigjallërimi i marrëveshjes CEFTA mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Nëse Shengeni apo Mini-Shengeni, sido që ta quajmë, do të na ofrohet nga Brukseli si një lloj kompensimi në këmbim të anëtarësisë së plotë në BE, do të isha kundër kësaj ideje. Sepse e kam dëgjuar diçka të tillë nga disa cepa të shoqërisë europiane se EEA (Zona Europiane Ekonomike) plus Mini-Shengeni mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE. Duke patur parasysh këtë kontekst nga vendimi i fundit i Këshillit Europian-së do të isha shumë i kujdesshëm për këtë çështje”, – u shpreh Pendarovski në RTSH.