TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Java e 10-të e Serisë A është hapur sot me një duel mes futbollistëve shqiptarë që janë pjesë e grupit kuqezi të drejtuar nga Edi Reja. Verona e Marash Kumbullës është ndeshur me Parmën e Kastriot Dermakut, me të dy futbollistët shqiptarë protagonistë si titullarë.
Me rezultatin 1-0 për Veronën që në minutat e parë me Lazoviç, Kumbulla u bë protagonist në pjesën e parë me një goditje me kokë në minutën e 44-t, të cilën portieri Sepe e priti në mënyrë mjeshtërore. Nga ana tjetër, edhe Dermaku u shfaq rrezikshëm në sulm dhe detyroi Silvestrin të bënte një pritje po aq të rëndësishme për të ruajtur avantazhin pas goditjes me kokë të mbrojtësit kuqezi.
Të dy lojtarët qëndruan në fushë deri në mbylljen e ndeshjes, me rezultatin që nuk ndryshoi nga ai 1-0 i minutave të parë dhe pa Veronën fituese në transfertë. Tre pikë që vlejnë për skuadrën ku 90 minuta luajti edhe Rrahmani, pasi e largojnë nga zona e ftohtë e renditjes dhe e konfirmojnë si një nga ekipet më interesante në Itali.