AKTUALITET, 14 Tetor 2019, 21:12

Live Moldavi-Shqipëri 0-1 / Vjen goli i parë, shënon bomberi i eliminatoreve

LIVE Moldavi-Shqipëri 0-1

22′ Çikalleshi

Moldavia: Koshelev, Reabciuk, Mudrac, Posmac, Graur, Ionita, Perpelita, Suvorov, Anton, Sidorenko, Cebotaru.

Trajner: S. Altman

Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Bare, Abrashi, Gjasula, Manaj, Çikalleshi.

Trajner: E. Reja

MINUTË PAS MINUTE

22’ GOOOL Shqipëria, shënon Çikalleshi. Një pasim në zonë nga e djathta largohet keq nga mbrojtja vendase dhe sulmuesi shqiptar përfiton duke çuar topin në rrjetë. Moldavi-Shqipëri 0-1

18’ Aksione të njëpasnjëshme të Shqipërisë, por pa arritur të gjejë hapësirën për të gjuajtur në portë.

13’ Tjetër pasim i gjatë për Çikalleshin i cili shmang daljen e portierit, por nuk arrin të kthejë pastaj sferën drejt rrjetës.

12’ Kuqezinjtë kërkojnë golin me harkime nga krahët, duke aktivizuar dyshen Veseli-Trashi që mundohen të gjejnë sidomos Çikalleshin për lojën në ajër.

9’ Trashi bën shpërthimin e parë në krahun e majtë, por harkimi i tij në zonë ndalohet nga një mbrojtës kundërshtar.

6’ Bare mundohet të nisë një aksion në krahun e djathtë, por vonohet në pasimin e tij për Çikalleshin. Vendasit nisin kundërsulm, megjithatë Gjimshiti është i vëmendshëm dhe nuk lë asnjë hapësirë për sulmuesit kundërshtarë.

1’ Top i gjatë në adresë të Çikalleshit i cili shfaqet para portierit vendas, por sinjalizohet në pozicion jashtë oje, vendim i dyshimtë i anësorit anglez.