AKTUALITET, 14 Tetor 2019, 22:47

Shqipëria e Rejas argëton dhe fiton, tjetër sukses me goleadë për kuqezinjtë

Shqipëria e Rejas argëton dhe fiton, tjetër sukses me

0-4! Një Super Shqipëri përballë një Moldavie të dobët në Kishinau.

Kuqezinjtë dominuan plotësisht ndaj Moldavie vendase, që për më tepër vinte pas një humbje me modestët e Andorrës. Katër gola - tre në pjesën e parë: Cikalleshi, Bare dhe Trashi, të kompletuar me golin e dytë personal të Manajt.

Një fitore e bukur në transfertë e Kombëtares së drejtuar nga tekniku italian, Edi Reja.

NDESHJA

Moldavi-Shqipëri 0-4

22′ Çikalleshi, 34′ Bare, 40′ Trashi, 90′ Manaj

Moldavia: Koshelev, Reabciuk, Mudrak (30′ Rozgoniuk), Posmak, Graur, Ionita, Perpelita, Suvorov (60′ Boiciuc), Anton, Sidorenko (80′ Sandu), Cebotaru.

Trajner: S. Altman

Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli (88′ Kumbulla), Veseli, Trashi, Bare (88′ Selahi), Abrashi, Gjasula, Manaj, Çikalleshi (76′ Roshi).

Trajner: E. Reja

KV: Mudrak, Graur, Cebotaru, Reabciuk, Prepelica / Bare, Çikalleshi, Gjasula

GOLAT

Moldavi-Shqipëri 0-1

22’ GOOOL Shqipëria, shënon Çikalleshi. Një pasim në zonë nga e djathta largohet keq nga mbrojtja vendase dhe sulmuesi shqiptar përfiton duke çuar topin në rrjetë.

Moldavi-Shqipëri 0-2

34’ GOOOL Shqipëria, shënon Bare. Gafë e portierit Koshelev i cili nuk arrin të ndalë topin, Bare ndjek aksionin dhe e ka të thjeshtë të dërgojë sferën në rrjetën e boshatisur.

Moldavi-Shqipëri 0-3

40’ GOOOL Shqipëria, shënon Trashi. Goditje nga jashtë zonës e mbrojtësit të Partizanit, i cili përfiton nga pavëmendja e radhës e prapavijës për të dërguar sferën në rrjetë.

Moldavi-Shqipëri 0-4

90′ GOOOL Shqipëria, shënon Manaj. Aksion perfekt i Roshit nga e djathta, top në qendër për sulmuesin i cili shënon me finte.