AKTUALITET, 14 Tetor 2019, 21:33

LIVE Moldavi-Shqipëri 0-3 / Supergol i Trashit, debutim perfekt i lojtarit të Partizanit

LIVE Moldavi-Shqipëri 0-3 / Supergol i Trashit, debutim perfekt i lojtarit

LIVE Moldavi-Shqipëri 0-3

22′ Çikalleshi, 34′ Bare, 40′ Trashi

Moldavia: Koshelev, Reabciuk, Mudrak (30′ Rozgoniuk), Posmak, Graur, Ionita, Perpelita, Suvorov, Anton, Sidorenko, Cebotaru.

Trajner: S. Altman

Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Bare, Abrashi, Gjasula, Manaj, Çikalleshi.

Trajner: E. Reja

KV: Mudrak, Graur

GOLAT

40’ GOOOL Shqipëria, shënon Trashi. Goditje nga jashtë zonës e mbrojtësit të Partizanit, i cili përfiton nga pavëmendja e radhës e prapavijës për të dërguar sferën në rrjetë. Moldavi-Shqipëri 0-3

0-3

34’ GOOOL Shqipëria, shënon Bare. Gafë e portierit Koshelev i cili nuk arrin të ndalë topin, Bare ndjek aksionin dhe e ka të thjeshtë të dërgojë sferën në rrjetën e boshatisur.

0-2

22’ GOOOL Shqipëria, shënon Çikalleshi. Një pasim në zonë nga e djathta largohet keq nga mbrojtja vendase dhe sulmuesi shqiptar përfiton duke çuar topin në rrjetë.